Përfaqësuesi i minoriteteve
Përfaqësuesi i minoriteteve është zyrtar, detyra e të cilit është të përfaqësojë minoritetet etnike dhe pozicionin e të huajve, barazinë, sigurinë ligjore si dhe marrëdhëniet e mira etnike në Finlandë.
Ju mund ti drejtoheni përfaqësuesit të minoriteteve nëse keni pësuar drejtpërdrejt diskriminim etnik ose e keni vërejtur një fakt të tillë. Në rast diskriminimi dhe pyetjesh të tjera, ju mund të telefononi në
shërbimin për klientët në zyrën e përfaqësuesit të minoriteteve tel. 071 878 8666 (çdo ditë 10-12).
Përfaqësuesi i minoriteteve siguron mosdiskriminimin etnik në bazë të ligjit të barazisë. Përfaqësuesi i minoriteteve punon dhe ndikon në mënyra të ndryshme për parandalimin e diskriminimit etnik dhe nxitjen e barazisë si dhe merr pjesë në vlerësimin dhe qëndrimin ndaj diskriminimit.
Pozicioni i përfaqësuesit të minoriteteve është i pavarur. Nga pikëpamja administrative, zyra e përfaqësuesit të minoriteteve është e vendosur brenda organit të ministrisë së brendshme.
Si përfaqësues i minoriteteve vepron Eva Biaudet.