Në cilat çështje vepron përfaqësuesi i minoriteteve?

Klientët dhe grupi synues janë refugjatët, të huajt që qëndrojnë në Finlandë si dhe minoritetet e tjera etnike si romët dhe samët. Të tjera aktivitete përveç atyre që kanë të bëjnë me diskriminimin etnik apo me çështjet e të huajve dhe të mbrojtjes së të drejtave të tyre nuk trajtohen nga përfaqësuesi i minoriteteve. Nëpërmjet përfaqësuesit të minoriteteve çështjet e diskriminimit drejtohen në rast nevoje tek zyrëtarët përkatës.
 
Nga pikëpamja e diskriminimit etnik, përfaqësuesi i minoriteteve vepron në rastet ku përballë klientit vihet pala tjetër që është zyrëtar apo ofrues shërbimesh në sektorin privat ose publik, për shembull kompani, sipërmarrës biznesi apo komunë.
 




< Kthehu Mbrapa > Printo!