Aktiviteti i përfaqësuesit në rast diskriminimi

Në rast diskriminimi, përfaqësuesi i minoriteteve mund të
  • japë udhëzime, këshilla dhe vlerësime apo të kryjë nisma në mënyrë që diskriminimi të mos vazhdojë apo përsëritet
  • të fillojë procedurat midis palëve të përfshira
  • të kërkojë nga organi zyrtar, apo biznesi që ka kryer diskriminimin sqarime mbi çështjen
  • të vendosë kërcënim gjobe nëse organi diskriminues nuk jep sqarime mbi çështjen
  • të ndihmojë klientin ta çojë çështjen ** në komisionin për diskriminim ** 

Në praktikë, zyra e përfaqësuesit të minoriteteve jep këshilla dhe vihet në veprim duke kërkuar shpjegime nga pala diskriminuese dhe informacione të mëtejshme mbi çështjen.  Përfaqësuesi i minoriteteve ka të drejta të gjera për të marrë informacione dhe mund ti marrë këto të fundit edhe nga organe zyrtare informacionet e të cilave janë të mbrojtura nga sekreti profesional. Për zbardhjen e çështjes, përfaqësuesi i minoriteteve jep vlerësimin dhe në rast nevoje, udhëzime palës kundërshtare për ti dhënë fund diskriminimit.

Përfaqësuesi i minoriteteve nuk ka kompetenca ti tregojë një organi zyrtar sesi të veprojë, për shembull në rast shqyrtimi aplikimesh, në organizimin e këtyre shqyrtimeve dhe në rezultatin përfundimtar të vendimit mbi to. Gjithashtu, përfaqësuesi i minoriteteve nuk mund ta ndryshojë vendimin e marrë nga një organ zyrtar.

Klienti mund ta çojë çështjen e tij ** në komisionin për diskriminim **. Në disa raste, zyra e përfaqësuesit të minoriteteve ndihmon gjithashtu edhe në plotësimin e aplikimit për në komisionin e diskriminimit.

Ndihmë ligjore jepet zakonisht në formë këshillash por përfaqësuesi i minoriteteve ndihmon në vlerësimin e hershëm të çështjes nga ana e zyrës së avokatisë apo avokatit privat.

Në disa raste të jashtëzakonshme, përfaqësuesi i minoriteteve mund të ndihmojë apo vendosë një person të zyrës që të ndihmojë penalisht klientin që ka qenë objekt diskriminimi ose t’i kërkojë këtij të fundit ndihmë ligjore. Kjo kërkon që çështja në fjalë të jetë me rëndësi në parandalimin e diskriminimit etnik.





< Kthehu Mbrapa > Printo!