Udhëzime për kryerjen e ankesës te përfaqësuesi i minoriteteveKur njoftoni përfaqësuesin e minoriteteve se keni pësuar diskriminim ju shpejtoni mundësinë e shqyrtimit të çështjes suaj kur merrni parasysh gjërat e mëposhtme.
Ankesa bëhet mundësisht me shkrim. Ajo mund të dërgohet me postë të zakonshme, postë elektronike apo të lihet në recepsionin e zyrës. Gjuhët zyrtare të zyrës janë finlandishtja, suedishtja dhe anglishtja. Nëse nuk i dini këto gjuhë, ju mund të shkruani në gjuhën tuaj amtare. Zyra e përfaqësuesit të minoriteteve e përkthen letrën dhe kjo nuk ju shkakton juve asnjë shpenzim. Shpresojmë që teksti i letrës të mos i kalojë të dy faqet.
Në ankesë duhet përmendur
- veprimin e kujt vlerësoni
- kur ka ndodhur çështja
- çfarë çështje, mënyrë apo vendim quhet diskriminues apo i gabuar nga personi që kryen ankesën
- pse çështja në fjalë konsiderohet nga personi që kryen ankesën si diskriminim etnik apo e gabuar
- a është e mundur të merret një vendim konkret (për shembull në lidhje me diskriminimin)
- a po shqyrtohet çështja diku tjetër
- a është personi që kryen ankesën person ligjor, për shembull avokat
- informacionet e kontaktit të personit që kryen ankesën
Ankesës është mirë t’i bashkangjiten kopje ose dokumente të tjera që kanë të bëjnë me vendimin e çështjes.
Ankesa mund të dërgohet
- në adresën postare:
Vähemmistövaltuutettu
PL 26
00023 VALTIONEUVOSTO
- në postën elektronike:
ofm (at) ofm.fi
Gjithashtu, ju mund ta sillni ankesën tek adresa jonë e vizitave Mikonkatu 25, Helsinki.
Takimet me klientët duhen vendosur paraprakisht në mënyrë që kryekontrollori i çështjes të rezervojë kohën e duhur për trajtimin e kësaj të fundit, të grumbullojë informacionet e nevojshme për trajtimin e saj dhe të sigurojë në rast nevoje prezencën e një përkthyesi.
Ju mund të kërkoni këshilla me telefon nga kryekontrollori i urgjencës çdo ditë ora 10 – 12 në numrin 071 878 8666
Shërbimet e zyrës janë falas.
Kthehu Mbrapa Printo! |